Petkoviq: Asociacioni, rruga e vetme për normalizim me Kosovën

Shefi i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është rruga e vetme përpara për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai bëri këto komente në profilin e tij në Instagram pas një takimi me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Beograd.

Petkoviq gjithashtu theksoi se ka biseduar me Lajçakun për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për veprime që ai i quajti të dëmshme për popullin serb. Ai gjithashtu shprehu vendosmërinë e Beogradit për të vazhduar dialogun dhe për të kërkuar zgjidhje të qëndrueshme në Kosovë përmes formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe, siç është rënë dakord në Bruksel.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews