Skuadrat kosovare mësojnë kundërshtarët e mundshëm nëse kalojnë rrethet e para në garat evropiane

Edhe këtë vit katër skuadra kosovare marrin pjesë në garat evropiane si Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

Ballkani si kampion në fuqi luan në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, Llapi në ato të Ligës së Evropës derisa Malisheva nga rrethi i parë e Drita nga rrethi i dytë i Ligës së Konferencës.

Tanimë të gjitha skuadrat kosovare kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm nëse kalojnë këta aktual.

Ballkani përballet në rrethin e parë me skuadrën nga Andorra Santa Coloma dhe në rast se kalon tutje përballet me: Bodo/Glimt, Midtjylland, Sparta Pragë ose Malmo.

Llapi që luan në Ligën e Evropës ka mësuar dy palë kundërshtarë të mundshëm, në rast kualifikimi në rrethin e dytë ose në rast eliminimi.

Në rast kalimit në rrethin e dytë, kundërshtarët e mundshëm të Llapit janë: Ajax, Molde, Rapid Wien, Trabzonspor ose Cercle Brugge.

Ndërkohë nëse eliminohen nga rrethi i parë i Ligës së Evropës, Llapi atëherë do të luaj në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës dhe kundërshtarët e mundshëm janë: KAA Gent, Stjarnan (Isl) ose Linfield (Nir), Una Strassen (Lux) ose KuPS Kuopio (Fin), Vaduz dhe Brondby.

Malisheva për herë të parë do të luaj në garat evropiane dhe në rrethin e parë takohet me Budocnostin e Malit të Zi. Në rast se kalojnë tutje, atëherë kundërshtarët e Malishevës janë: Siauliai (Ltu) ose Levadia Tallinn (Est), Bravo (Slo) ose Connah’s Quay Nomads (Wal), Puskas Akademia (Hun), CSKA 1948 (Bul) ose Sliema Wanderers (Mlt).

Drita do të luaj nga rrethi i dytë i Ligës së Konferencës derisa ka mësuar edhe emrat e pesë kundërshtarëve të mundshëm.

Gjilanasit sot mësojnë se me cilën skuadër do të përballet në rrethin e dytë të kësaj gare. Kundërshtarët e mundshëm të Dritës janë: Legia Warszawa, Hajduk Split, Tikves (Mac) ose Breidablik (Isl), Austria Wien dhe Mlada Boleslav.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews