Një grua në Gjilan ka raportuar në Polici të Kosovës se bashkëshorti i saj është rrahur me disa persona, shkruan Telegrami.co
Në raportin policer thuhet se e njëjta kishte tentuar t’I ndante me ç’rast kishte pësuar lëndime trupore, pais njëri nga të dyshuarit e kishte goditur atë në kokë.
Derisa thuhet se me vendim të prokurorit i njëjti u dërgua në mbajtje.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Gjilan 18.06.2024-13:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se derisa ka qenë me bashkëshortin e saj, janë takuar me të dyshuarin mashkull kosovar, ku të njëjtit kanë filluar të rrahën në mes vete, dhe derisa ankuesja kishte tentuar që ti ndajë, i dyshuari e ka goditur në kokë me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”/Telegrami.co