Sot do të zhvillohet takimi i Komitetit për Politikë dhe Siguri, për raportin e Josep Borrell, ndaj masave të BE-së për Kosovën, shkak kjo tensionet në veri gjatë vitit të kaluar.
Këtë e bëri të ditur dje emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Për aq sa di unë, ky raport do të diskutohet nesër në Komitetin për Politikë dhe Siguri dhe kjo varet nga rezultati i diskutimit.”, theksoi Lajçak.
Tutje Lajçak bëri të ditur qëndrimin e tij rreth masave.
“E kam bërë të qartë qëndrimin tim për sa i përket masave, që në shtator, kur kam rekomanduar që këto të hiqen. Por siç e thashë, nuk jam pjesë e këtij procesi, ky është vendim i shteteve anëtare. Qëndrimi im personal është që ato duhet të hiqen.”, deklaroi Lajçak.