PISA publikoi raportin e vlerësimit të kreativitetit të nxënësve në 64 vende të botës, ku për herë të parë u matur aftësia e 15-vjeçarëve në “të menduarit krijues”.
Shqipëria renditet në vendin e fundit me 13 pikë, ndërsa vendin e parë e zë Singapori me 41 pikë në këtë renditje.
Kosova nuk figuron në listë. Raporti i PISA vëren se hendeku mes rezultateve të Shqipërisë dhe mesatares së OECD-së është më shumë se 2.5 herë më i madh.