Analisti Dukagjin Gorani duke komentuar deklaratën e ish-kryeministrit shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, që tha se do “të jetë në stadium për ta mbështetur Serbinë në ndeshjen me Anglinë”, Gorani u shpreh se Serbia nuk e pranon atë të bëhet tifoz i tyre.
“Unë mendoj që Dritan Abazoviq e ka marrë një qëndrim që ai vetën e sheh nga prizma e qytetarisë, e sheh si individ që jeton në Mal të Zi që ka bindje të caktuara, mirëpo ato nuk ndërlidhen dosido me identitetin e tij etnik…”, tha Gorani më tej.
“Të jesh tifoz i Serbisë, në radhë të parë të pamundësohet nga ana e vetë Serbisë, njeriu nuk mundet. Njeriu s’mundet me qenë tifoz i një shteti që vetën mundohet me përjetu si një klub ekskluziv vetëm i një etnie e mbi atë i vetëm një religjioni”, tha Gorani.
“Ideja e nocionit të kombit te serbët nuk lejon hapësirë për ndonjë joserb me përkrah”, tha Gorani në Pressing.