Në Leposaviq, Policia e Kosovës ka kryer kontroll në dy shkolla të vendosura në një oborr, për dyshime të aktiviteteve ilegale.
Zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e veriut, Veton Elashani, njoftoi se nuk u gjet asgjë e dyshimtë në këto dy lokacione, pavarësisht informacioneve për aktivitete të tilla. /Telegrami/