Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë me dije se punimet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, janë drejt përfundimit.
Stadiumi Fadil Vokrri ka disa muaj që ka filluar rinovimin e tërësishëm të fushës, duke vendosur një tapet hibrid.
Çeku me anë të faqes zyrtare në Facebook ka publikuar disa fotografi, ku shihet tapeti i ri i vendosur, teksa ka shtuar se janë siguruar që të punohet me intensitet e profesionalizëm të lartë.
Postimi pa ndërhyrje i Hajrulla Çekut
Punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” drejt përfundimit.
Jemi siguruar që të punohet me intensitet e profesionalizëm të lartë. Fusha hibrid e vendosur është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë.
Mirëmbajtja do të bëhet me pajisje të veçanta dhe inovative të cilat janë të dedikuara për fushat hibrid.