Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka pasur një takim me përfaqësues të Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.
Në takim ishin të pranishëm edhe Andin Hoti e Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Aty u diskutua rëndësia e ndërkombëtarizimit të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë. Organizatat u inkurajuan të shfrytëzojnë përkrahjen e Qeverisë dhe u nënvizua domosdoshmëria për zbardhjen e krimeve, masakrave dhe planeve të strukturuara të Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës dhe dënimin e përgjegjësve të këtyre krimeve.
“Republika e Kosovës vijon përpjekjet e saj të pareshtura institucionale në këtë drejtim, por ballafaqohet me mosgatishmëri, mohim dhe hezitim nga autoritetet serbe për të zbardhur krimet e tyre. Serbia, e njohur ndërkombëtarisht si shtet gjenocidal, duhet të përballë të kaluarën dhe të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. /Telegrami/