Emisari gjerman Sarrazin e pret Vuciq në Beograd dhe tregon për çfarë kanë biseduar

Emisari gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, Manuel Sarrazin, po qëndron për një vizitë tjetër zyrtare në Serbi. Ai sot është takuar me presidentin serb, Aleksander Vucic, i cili ka njoftuar edhe për atë se çfarë kanë biseduar.

Vuçiq në llogarinë e tij në “Instagram” ka thënë se kanë pasur një bisedë të hapur dhe direkte për situatën në rajon, marrëveshjet e dialogut që s’po zbatohen dhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“E ritheksova se Gjermania dhe bashkësia ndërkombëtare në Serbi kanë një partner të besueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, forcimin e bashkëpunimit dhe prosperitetit rajonal, por se mbrojtja e interesave kombëtare të shtetit dhe popullit serb do të jetë gjithmonë prioriteti ynë”, ka shkruar Vuçiq.

Nuk dihet ende nëse Sarrazin do ta vizitojë edhe Kosovën.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews