Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Kaçanik ka raportuar se ka hasur në mjete të dyshimta të pashpërthyera.
Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për demiim i FSK-së, të cilët bëhete ditur se i kanë tërhequr mjetet e pashpërthyera nga vendi i ngjarjes.
Derisa nuk raportohet për incidente.
“Kaçanik / 13.06.2024 – 14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në mjete të dyshimta të pashpërthyera. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së që i kanë tërhequr mjetet e pa shpërthyera nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.