“Armë, drogë e jelekë ushtarak”, gjetjet e Policisë, në lagjen Bregu i Diellit

Një konfilkt gjatë mbrëmjes së kaluar, në lagjen Bregu i Dellit, në Prishtinë, eskaloi me gjuajte me armë.

Policia konfirmoi se një fqinje në atë lagje pësoi gërvishtje prej plumbit rikoshet.

Policia dha detaje se gjatë bastisjes arriti të sigurojë gjetje e që ishin 19 gëzhoja, fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalur edhe prokurori. Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor.”, thuhet në raport të Policisë.

Një banor në atë zonë ka rrëfyer se kanë dëgjuar “minimum 10 herë të shtëna” duke e trazuar gjithë lagjen. Sipas tij, dyshohet se ka pasur një konfrontim në mes dy grupeve.

Lidhur me rastin, ka folur edhe Kryeprokurori Zejnullah Gashi.

Për të dyshuarit, Gashi thotë se janë të njohur për policinë, si dhe janë në kërkim.

Tutje, Gashi e konfirmoi se konflikti me armë zjarri erdhi pas një mosmarrëveshjeje një ditë më herët mes të të dyshuarve.

Po ashtu, Kryeprokurori shton, se gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarave, janë gjetur prova të rëndësishme.

“Janë dy persona të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur një ditë më parë, ata sot kanë gjuajtur mes vete. Nuk ka të lënduar përpos një gërvishtje të një fqinje aty nga plumbi rikoshet. Personat e dyshuar janë të njoftuar për Policinë e Kosovës, janë recidivistë. Ne kemi të gjitha provat. Gjatë bastisjes në kemi arritur ta kapim disa dëshmi shumë të rëndësishme, disa maska dhe sasi narkotike. Hetimet janë duke vazhduar. Personat janë në kërkim”, tha Gashi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews