Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dy të dyshuar lidhur me veprat penale: Hyrje ne sistemet kompjuterike, Mashtrimi dhe Shpërlaja.
Sipas njoftimit, janë sekuestruar edhe mjete materiale prej 1.000 euro, pajisje elektronike, si dhe dy vetura.
“Për të njëjtit ekziston dyshimi se kanë kryer veprat penale: Hyrje në sistemet kompjuterike nga neni 327 i KPRK-së, Mashtrimi nga neni 323, si dhe Shpërlaja e parave nga neni 302 i KPRK-së. Lidhur me këtë rast janë sekuestruar mjete materiale prej 1.000 euro, pajisje elektronike, si dhe dy vetura”, thuhet në njoftimin nga Prokuroria./Telegrami.co./