Kosova miraton sanksione ndaj Republikës Islamike të Iranit

Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon e sanksioneve ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe pakon e re të sanksioneve kundër Federatës Ruse.

Në mbledhjen e Qeverisë, zëvendësministrja e Jashtme, Liza Gashi, ka thënë se sanksionet janë të koordinuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë.

“Pakon e sanksioneve ndaj Republikës Islamike të Iranit, gjegjësisht ndaj personave dhe subjekteve të përfshira në aktivitetet e raketave bërthamore dhe balistike dhe personave dhe etniteteve që ofrojnë mbështetje për qeverinë e Iranit”, ka thënë Gashi.

Ndërsa sanksionet ndaj Rusisë janë të lidhura edhe me vdekjen e opozitarit rus Alexei Navalnyn.

“Në vazhdim të mbështetjes dhe në përputhje me sanksione e BE-së, propozojmë zbatimin e pakos së 12 dhe 13 të sanksioneve të BE-së për minimin dhe cenimin e integritetit territorial të Ukrainës dhe shkeljen e të drejtave në Federatën Ruse, që lidhen ngushtë me vrasjen e opozitarit rus, Navalny”, shtoi Gashi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews