Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të Aleancës në Podujevë.
Haradinaj me këtë rast ka thënë se Llapi dhe njerëzit e saj e dëshmuan veten, në periudhën e luftës sikurse gjatë tërë historisë.
“Ditëlindjen e Degës së Aleancës në Podujevë po e shënojmë në Ditën e Çlirimit të Kosovës. Llapi dhe njerëzit e saj e dëshmuan veten, në periudhën e luftës sikurse gjatë tërë historisë. Kjo trevë e nderoi veten me luftëtarë të zotë, me të cilët krenohet sot kombi ynë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se rrugëtimi i AAK-së në Podujevë nuk ka qenë i lehtë por asnjëherë nuk jemi ndal për ta ngritë mirëqenien e e qytetarit.
“Rrugëtimi në Podujevë për Aleancën nuk ka qenë i lehtë por pavarësisht kësaj asnjëherë nuk jemi ndalë që sa herë që ishim në vendimmarrje kësaj treve përmes politikava të favorshme t’i japim shtysë në ngritjen e mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik. Me një ekip të ri dhe riformatizim të Degës, nën lidershipin e z. Baki Feta rezultati i Aleancës do të jetë më i miri i arritur ndonjëherë.
Është koha që të ecim përpara drejt fitoreve për Kosovën!”, është shprehur Haradinaj.