Në 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Rritet Rugova, bie nën hije UÇK dhe krerët e saj në Hagë

Ftesa e kryeministrit shqiptar Edi Rama nga  LDK  dhe shpërblimi me “çelësin e Prishtinës”, nga Përparim Rama, janë sprovë për rikthimin e fuqisë së  LDK-së postrugoviane në skenën  politike.

Themeluesit e LDK-së, nuk e shohin rehabilitim të marrdhënjeve tensionuese mes konceptit socialist dhe demokratik të PS-së e LDK-së, deklarimin e Edi Ramës në një konferencë për media nën moton “Rugova dhe Perëndimi” i cili organizim më  shumë mori performancën e politikës paqësore të Rugovës dhe LDK-së aktuale, sesa luftën e UCK-së në frymën e 25 vjetorit të  çlirimit të Kosovës.

“Sot është më e qartë se kurrë se pa Ibrahim Rugovën, nuk do të kishte as Ushtri Çlirimtare të Kosovës…” tha Edi Rama në një deklarim për Rugovën duke qenë gjatë i duatrokitur nga të pranishmit.

Historiani Jusuf Buxhovi deklaratën e Edi Ramës për Rugovën e cilësoi si mendim për konsum ditor pa dashur të besoi se liderët e PS-së kanë ndërruar qasje ndaj presidentit historik Ibrahim Rugova. Ai i ka quajtur “deklarata të pasinqerta   të akterëve të caktuar kundrejtë rolit të Ibrahim Rugovës”. Ai ju referua deklaratrës së kryeministrit Rama dhe të gjithë atyre që thirren në marrdhënje  të rikorrigjuar  ndaj Ibrahim Rugovës.

“Rugova po politizohet si shumë edhe prej partisë së tij e edhe prej të tjerëve”, ka thënë Jusuf Buxhovi në emisionin “Pressing” të martën.

Themeluesi tjetër i LDK-së ,profesori Milazim Krasniqi, ka evokuar momente të rëndësishme pune me Ibrahim Rugovën nga pozita e aktivitetit  të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në Beograd, kur Rugova ia kishte  marrë mikrofonin nga dora kryetarit të shkrimtarëve të Serbisë Petrov, shkrimtari që bënte propagandë  politike kundër Shqipërisë në sallën e një kinoje  në të cilin ishin të pranishëm 400  veta.

“Aktiviteti politik  në Kosovë ka filluar  nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës në prill të vitit 1988”, ka thënë Krasniqi  dhe ka shtuar:

“Në momentin që themi   “rruga e re”,heqni dorë nga rruga e vjetër…”,ka thënë Milazim  Krasniqi.

Manifestimi jubilar i 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës edhe  pse jo  në datë të shpallur zyrtare , ka kaluar më shumë në kuadër të reputacionit historik të Presidentit Ibrahim Rugova.

Kryetari i PDK-së: ”Krerët e UCK-së, testament i gjallë”

Në seancën solemne të Çlirimit të Kosovës, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ndër të rrallët ka kujtuar me dinjitet krerët e UCK-së në Hagë, Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, për të cilët ka thënë se mbi katër dekada luftojnë për lirinë e  Kosovës.

“Që nga koha e studimeve e deri te celulat e para të UÇK-së në vitet e nëntëdhjeta, luftën e tyre çlirimtare në fund të viteve të nëntëdhjeta, në përpjekjet e jashtëzakonshme për pavarësi në dekadën e parë të këtij mijëvjeçari. Lufta e tyre nuk u ndal kurrë, tashmë ata janë burra të thinjur, ndërsa beteja jonë po vazhdon…” ka kujtuar Memli Krasniqi në seancën solemne  të çlirimit të Kosovës.

Se është vënë në hije UCK-ja e thekson në një deklaratë pak a shumë edhe kreu i PDK-së, i cili thotë:

“Ajo ditë dikë e ka gjetur jashtë vendit, dikë të frikësuar apo të strehuar, por një kategori e zgjedhur e popullit e ka gjetur me pushkë në dorë, duke luftuar për çlirimin e vendit”,pohoi Krasniqi i bindur  se “këta ushtarë ishin të gatshëm të vdesin për liri, duke ndjekur shembullin e pishtarit më të ndritshëm në rrugëtimin tonë kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari”./Telegrami.co/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews