PDK-ja me akuza të rënda ndaj Përparim Ramës

Negocimin mes LDK-së e LVV-së në Prishtinë për koeficientin në tokën 15-hektarëshe rreth Stacionit të Autobusëve, e quajti “pazar i akshamit” partia opozitare PDK.

Asamblistë të kësaj partie, të shqetësuar lëshuan sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, kështu duke refuzuar që të marrin pjesë në votimin mbi planin rregullativ për lagjen e Kalabrisë, raporton Kiks Kosova.

Të turpshme e madje edhe jashtëligjore e quajtën gjithë këtë proces edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Në një intervistë për KIKS-in, deputetja Eliza Hoxha tha se nuk është detyrë e asamblistëve që të negociojnë numra e koeficiente, por aty ndodhen për të mbrojtur interesat e qytetarëve që përfaqësojnë.

Hoxha shtoi se veprimet e kryetarit Rama i cilëson si të turpshme dhe aspak të përshtatshme për një kryetar kryeqyteti.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews