Tek fëmijët e klasave të teta e nënta duhet zhdukur mentalitetin e mosmarrjes së vaksinës HPV, të cilën e refuzojnë gjeneratat duke paragjykuar fertilitetin.
25% më e lartë është shkalla e vdekshmërisë së të prekurve me kacer në Ballkanin Perëndimor, ku bën pjesë edhe Kosova,sesa në shtetet e BE-së.
Kjo shifër ka dalur nga Profesori Fizikës mjekësore në Universitetin e Tetovës dhe aktivist i shëndetit botëror, Bashkim Ziberi dhënë Zërit të Amerikës,në një emision rreth zhvillimit të sëmundjes së shekullit që është kanceri në botë.Duke elaboruar vdekshmërinë e pacientëve në Ballkan – BE, ku krahasimisht Ballkani ka më së paku të prekur me kancer ,në raport me BE-në,por ku vdekshmëria është 60% ndërsa në BE , 35%.
Profesori Ziberi , alarmon për mostrajtim adekuat , të të prekurve me kancer në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke kontestuar kualitetin e trajtimit në fazat e ndryshme të zhvillimit të sëmundjes.
Profesor Ziberi pjesëmarës i programit Fulbright në Institutin për Kancer ”Dana Farber”, të Universitetit të Harvardit, sqaron arsyet pse ekziston ky dallim i madh në mes shteteve që gjeografikisht janë në Evropë ,BE-Ballkan.I ndodhur ditë më parë në Uashington, në cilësinë e bashkëorganizatorit të takimit të shëndetit botëror motoja e të cilit është zbutja e dallimeve dhe pabarazisë, në trajtimin e fazave të hershme të pacientëve me kancer, në vendet e zhvilluara ,krahasuar me vendet në zhvillim.
Pajisjet për trajtim dhe mirëmbajtja e tyre, janë shkaqe shumë të rëndësishme në suksesin dhe dështimin e shërimit të pacientëve me kancer, vlerëson profesori Ziberi.
“Nuk përfundon puna vetëm me sigurimin e pajisjeve. Ato duhen mirëmbajtur dhe profesori spikat se ka aparaturë që nuk është vendosur në funksion të zbatimit shërues.
“Mungojnë personat e kualifikuar për profesione të tilla, por përveç kësaj, mungon edhe strategjia e institucioneve publike për të krijuar kuadro të tillë”, thotë ai duke shtuar cili kancer është më i përhapuri në rajon të Ballkanit:
Në vendin tonë, kanceri numër një , është ai i mushkërive dhe në pjesën më të madhe ka të bëjë me konsumimin e lartë të duhanit.
Lloji tjetër është kanceri i gjirit tek gratë,pastaj kanceri i zorrës së trashë, e kështu me radhë. Duhet cekur se një pjesë e madhe e këtyre kancereve kanë mundësi shërimi, nëse zbulohen me kohë.
Ka edhe lloje të tjera kancerësh që janë më vdekjeprurës dhe që janë në përqindje më të vogël tek pacientët, por që vdekshmëria është mbi 95% siç është kanceri i pankreasit.
Profesor Ziberi, si një preventivë shërimi e ka marrë vetëdijesimin e hershëm të popullatës në rajon .
Tek fëmijët e klasave të teta e nënta duhet zhdukur mentalitetin e mosmarrjes së vaksinës HPV, të cilën e refuzojnë gjeneratat duke paragjykuar fertilitetin.
Profesor Zyberi, e thotë se në vendet e Ballkanit ,ka teknika që vetëm zbulojnë kancerin dhe, sa për trajtim shërues është më vështirë të flitet.
Instituti i Onkologjisë në Prishtinë, ka thënë ditë më parë për Telegrami.co se në Kosovë ka më së paku të prekur me kancer dhe të pyetur për faktorët e burimit të kancerit,ata nuk kanë pasur kohë të përgjigjen.