Osmani: Në 99-tën Blair ishte hero i lirisë, sot është hero i paqes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën për medie pas takimit me ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka falënderuar këtë të fundit për përkrahjen  pasi sipas saj, orientoi  kompasin e historisë në anën e mbrojtjes së vlerave.

Derisa tha se “Bota demokratike do të kujtoj përherë kumbimin e fjalëve citoj, ”Kjo është thjesht gjëja  e duhur për ta bërë”, shkruan Telegrami.co./

“Fjalë të thënë nga Blair 25 vite më parë kur e ftonte botën demokratike t’i bashkëngjiteshin atij për t’i ndaluar krimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë. 25 vitë më pas dhe çdo ditë nga ajo ne ju themi faleminderit që  përkundër sfidave, ju orientuat kompasin e historisë në anën e mbrojtjes së vlerave, që kanë përcaktuar kapitujt më të lavdishëm të historisë njerëzore”, tha Osmani.

Më tej ajo tha se roli i ish-kryeministrit  gjatë 99-tës ishte vendimtarë.

“Në vitin 99 roli juaj si kryeministër britanik gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë ishte vendimtarë. Ndaj sikurse atëherë që ishit hero i popullit të Kosovës si dhe hero i lirisë e i demokracisë edhe sot jeni hero i paqes për vendimin e drejtë të asaj kohe dhe gjithë përkrahjen që ia keni dhënë Kosovës gjatë këtyre 25 viteve”, shtoi Osmani./Telegrami.co.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews