Erdogan priti ministrat e jashtëm të vendeve të D8

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan priti të shtunën në Stamboll ministrat e jashtëm të vendeve të D8-së që po qëndrojnë në Turqi me rastin e një takimi të kësaj organizate.

Takimi në pavijonin Vahdettin në Stamboll u mbajt me dyer të mbyllura.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe kryekëshilltari për siguri dhe politikë të jashtme i presidentit turk Akif Cagatay Kiliç.

Një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të D8, ku u diskutua për situatën në Gaza, u mbajt të shtunën në Stamboll, raporton Anadolia.

Në takimin e grupit D8 morën pjesë ministrat e jashtëm të Bangladeshit, Egjiptit, Indonezisë, Iranit, Malajzisë, Nigerisë, Pakistanit dhe Turqisë.

Organizata D8, e themeluar në vitin 1997, synon të përmirësojë bashkëpunimin ekonomik midis shteteve anëtare.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews