Një person është vrarë sonte në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Zv.drejtori i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Qazim Reka, për mediat ka folur në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në fshatin Bibaj të Ferizajit.
Ai ka thënë se polici nuk ka qenë në detyrë zyrtare, ka qenë me rroba civile dhe ka kryer veprën me armë zyrtare.
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar nga Policia e Kosovës për një rast të gjuajtjes më armë zjarri në Ferizaj e ku dyshohej se ishte përfshirë edhe një zyrtar policor.
I dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.