Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ramush Haradinaj në një takim me punëtorë shëndetësor ka thënë se programi i kësaj partie për Shëndetësinë parasheh rritje 41% të pagave në vitin e parë të qeverisjes.
Haradinaj ka thënë që kjo reflekton rritjen e koeficientit në 155 euro, duke siguruar një pagë mesatare prej 1,000 eurosh neto ” në sistemin shëndetësor dhe me reformat e thella do të krijojmë një sistem shëndetësor modern, efikas dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke vendosur një standard të ri në kujdesin shëndetësor”.