Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në Suharekë është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë me pemishte, vreshta dhe djerrinë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë ndërmarrë veprimet nga zjarrfikësit.
“Është raportuar se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë (pemishte, vreshta dhe djerrinë). Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse edhe nga zjarrfikësit, derisa rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në raportin e policisë.