Manchester United ka konfirmuar nënshkrimin e Joshua Zirkzee i cili i është bashkuar klubit të njohur anglez.
Sulmuesi holandez ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2029, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Zirkzee ishte lojtari i vitit 2023/24 i Serie A si U-23, ndërsa ishte golashënuesi më i mirë i Bologna FC sezonin e kaluar, duke ndihmuar ekipin e tij të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.
23-vjeçari holandez ka fituar gjashtë trofe gjatë kohës së tij me Bayern Munich, ndërsa u shpreh i lumtur që është bashkuar me klubin ikonik anglez.
“Pas bisedimeve me trajnerin dhe drejtuesit e klubit, e di se sa emocionuese do të jetë e ardhmja këtu dhe mezi pres të luaj rolin tim në arritjen e suksesit për Manchester United”.
“Unë jam një lojtar që gjithmonë i kam kushtuar gjithçka fitores; jam gati për këtë sfidë të radhës, për të shkuar në një nivel tjetër në karrierën time dhe për të fituar më shumë trofe”.
“Është një privilegj të bashkohem me një klub kaq ikonik. Më duhet të bëj një pushim të shkurtër tani pasi isha me ekipin kombëtar, por do të kthehem i gatshëm për të bërë një ndikim menjëherë”, deklaroi ai.