Zyrtare: Burim Shala largohet nga posti i trajnerit të Fushë Kosovës

Trajneri, Burim Shala edhe zyrtarisht është larguar nga posti i trajnerit të Fushë Kosovës.

Lajmi është bërë nga vet ai përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

“E nderuara kryesi e klubit, të dashur tifozë të “Pampurave” dhe dashamire të futbollit të Fushë Kosovës. Me përfundimin e kampionatit, po ashtu përfundon edhe rrugëtimi im me klubin futbollistik të Fushë Kosovës”, ka shkruar Shala.

Ndryshe, për shkak të krizës së thellë financiare që kaloi gjatë gjithë sezonit ky klub, dhe mungesës së stadiumit, ata e mbyllën edicionin në vendin e nëntë me 20 pikë të grumbulluara, me ç’rast nga sezoni i ardhshëm garat do t’i vazhdojnë në Ligën e Parë.

Të shtunën në ndeshjen e fundit të sezonit, u mposhtën nga Feronikeli 74 me rezultat të thellë 3-0./GazetaPuls

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews