Në orët e hershme të mëngjesit dy kamiona janë përfshirë nga zjarri në rrugën “Mbreti Petri” në Mitrovicën e veriut.
Rastin për Telegramnews.com e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se dyshohet për persona të dyshimt që kanë vënë zjarr në dy kamiona.
“Sot në mëngjes pak para orës 01.00 policia e kosovës ka vërejt një zjarr në rrugën Mbreti Petri në Mitrovica Veri.
Dyshohet se persona të dyshimt kanë vënë në zjarr dy kamiona (zjarri i është vënë mbi motorr) që ishin të parkuar para magazinës së tyre
Një veturë poashtu është dëmtuar si pasoj e zjarrit. Zjarrëfikësit kanë dal në vend të ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin”, tha Elshani.
Ndërkaq Elshani theksoi se nuk ka të lënduar nga ky zjarr.
“Nuk ka të lënduar dhe policia po punon në ndriqim të rastit i cili është cilësuar si zjarrëvënie”, shtoi zëvendësdrejtori. /Telegrami.co