Në fshatin Sferkë të Klinës, zjarri ka përfshirë malet dhe situata po përkeqësohet shpejt.
Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Qëndrim Millaku, raportoi se zjarri po afrohet drejt shtëpive dhe kërkoi ndihmë nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, FSK dhe KFOR, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Ndihma është kërkuar edhe nga komunat fqinje, por janë të ngarkuar me zjarre në zonat e tyre.
Zjarrfikësit dhe autoritetet lokale janë duke punuar për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të mbrojtur banorët.