Shkup, 16 gusht – Lufta kundër zjarreve në ambiente të hapura vazhdon. Zjarrfikësit tashmë të 38-tën ditë janë pa pushim dhe sipas informatave të Qendrës për menaxhim me kriza, dita e fundit pa asnjë zjarr aktiv në territorin e shtetit është 8 korriku. Vetëm në gusht janë shuar 370 zjarre në ambiente të hapura në tërë shtetin.
Dje në orët e pasdites filluan katër zjarre të reja pyjore. Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov kumtoi se zjarre kanë shpërthyer në Renjë dhe Ohër në Galiçicë, në malin Lubin afër fshatit Cer, në lokalitetin e quajtir Klepallo, Berovë dhe në lokalitetin e quajtur Çupino Bërdo afër fshatit të Kriva Pallankës, Luke.
Prej dje në përballjen me zjarret sërish është kyçur Armata, përderisa dy herë ishte aktivizuar edhe mekanizmi i BE-së për ndihmë. Zjarrfikës, aeroplanë, er-traktorë dhe pajisje dërguan Gjermania, Hungaria, Qiproja, Sllovenia dhe Serbia.