Prej më shumë se dy muajsh, Shqipëria përballet me zjarre të vazhdueshme që po shkrijnë mijëra hektarë pyje dhe kullota. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton çdo ditë për dhjetëra vatra zjarri, me 47 vatra të raportuara vetëm gjatë një dite, nga të cilat 36 janë shuar dhe 11 janë ende aktive.
Situata është veçanërisht kritike në zonat e mbrojtura dhe në parkun kombëtar të Prespës, ku zjarret janë përhapur nga Maqedonia e Veriut dhe vazhdojnë të jenë aktive për shkak të terrenit të vështirë. Po ashtu, zjarret kanë prekur edhe parkun kombëtar të Lurës, parkun arkeologjik të Finiqit dhe kanë rrezikuar resortet në bregdetin e Shëngjinit.
Në Tropojë, Bulqizë, Mat, Shkodër, Kurbin, Dropull dhe Selenicë, zjarret janë aktive dhe vështirësojnë ndihmën e forcave zjarrfikëse për shkak të terreneve të vështira dhe erërave të forta. Në disa raste, zjarret kanë kaluar në kurorën e pishave dhe rrezikojnë banesat.
Zjarret janë një problem i përvitshëm në Shqipëri, shpesh të shkaktuara nga temperaturat e larta dhe pakujdesia e banorëve. Nga 2009 deri në 2021, rreth 230 mijë hektarë pyje dhe kullota janë shkrirë nga zjarret, duke shkaktuar dëme të mëdha në ekonomi dhe mjedis.
Për të mbajtur nën kontroll zjarret, aktivizohen forcave zjarrfikëse, policia dhe ushtria, një kosto e lartë për qeverinë shqiptare me buxhet të kufizuar. Më 11 gusht 2024, për shuarjen e zjarreve u angazhuan 665 forca operacionale, 43 automjete, 99 trupa ushtarake dhe një helikopter. Shqipëria vazhdon të ketë kapacitete të kufizuara për mbrojtjen nga zjarret dhe dëmtimet e qëllimshme.