Shefja Grupit Parlamentar të Vetëvendosje Mimoza -Kusari Lila në seancën plenare tha se në emër të Grupit Parlamentar ka dakordimin që Projektligji për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes të kthehet në komision.
Kjo pasi sipas Kusari Lilës, në mënyrë që të ketë harmonizimin dhe dakordimin me partnerët të cilët sipas saj, janë pjesë e diskutimit për temën e sigurisë dhe intelegjencës, shkruan Telegrami.
“Prandaj ne si grup parlamentarë deklarohemi se pajtohemi që sot ky projektligj të kthehet në komision, jo të tërhiqet nga sponzoriuesi në këtë rast t’i kthehet Qeverisë por të jetë në komision dhe në kuadër të komisionit pastaj të trajtohet më tutje për ndjeshmërinë dhe rëndësinë që e ka”, tha Kusari – Lila në Kuvendin e Kosovës./Telegrami.co