Një person i paidentifikuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një të riu në Pejë më tre shtator, derisa rasti në Polici është raportuar ditën e djeshme.
Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se viktima sipas raportimit të babait të tij, ka pësuar lëndime, por ende nuk dihet nëse ka pranuar tretman mjekësor.
Për shkak të frikës, sipas raportimi të ankuesit viktima ka rezervuar një biletë avioni dhe është larguar menjëherë pas incidentit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe kanë gjetur e konfiskuar dy fishekë dhe dy gëzhoja cal-7.62.
Viktima sipas Policisë nuk ka qenë i qasshëm për njësitet policore për t’u intervistuar.
“Me datë 04.09.2024 ankuesi kosovar ka raportuar se, me datën dhe kohën e cekur, persona të panjohur për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës-djalit të tij. Viktima, sipas ankuesit ka pësuar lëndime, por tretman mjekësor nuk dihet nëse ka pranuar pasi sipas ankuesit i njëjti nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar. Njësitet në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2-fishekë dhe 2 gëzhoja cal-7.62 mm. Viktima nuk ka qenë i qasshëm për njësitet policore për t’u intervistuar. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.