Votimi i diasporës, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë në Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka planifikuar që të angazhojë 414 anëtarë në procesin e votimit që do të zhvillohet në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar  zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“KQZ-ja planifikon angazhimin e 414 anëtarëve në Këshillat e Vendvotimit në përfaqësitë diplomatike në 19 shtete”, tha Elezi.

Në bazë të Listës Votuese të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë 104,924 votues pjesë e kësaj liste jashtë Kosovës, e që më së shumti janë nga Gjermania dhe Zvicra.

Vendvotimet në përfaqësi diplomatike dhe konsullore do të jenë të hapur prej orës 07:00 deri në ora 19:00, sipas kohës lokale në vendet përkatëse.

Qendrat e votimit në përfaqësi diplomatike të Kosovës për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, që mbahen më 9 shkurt 2025, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë në këto shtete:

Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Mbretëri të Bashkuar, Norvegji, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Zvicër.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews