Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 korrik kanë pranuar ankesë nga raportuesja e cila kishte thënë se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj.
Sipas policisë raportuesja është ankuar se vjehrra e saj nuk është duke e pranuar në shtëpi.
“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare, nuk është duke e pranuar në shtëpi dhe para disa dite e kishte sulmuar fizikisht”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje në raport është thënë se nuk ka të lënduar nga rasti derisa me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.