Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se modernizimi i hapësirave spitalore po vazhdon.
Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka bërë të ditur se deri më tani janë përfunduar gjysma e punimeve.
Po ashtu, ministri ka shkruar se puna po vazhdon klinikë për klinikë.
“Modernizimi i hapësirave spitalore vazhdon. Transformimi i korridoreve, pritoreve dhe sporteleve në klinikat e Kirurgjisë, Radiologjisë dhe Biokimisë po vazhdon me intensitet të lartë. Më shumë rregull dhe organizim për profesionistët shëndetësorë dhe pacientët në institucionet tona publike. Tashmë kanë përfunduar rreth 50% e punimeve. Puna vazhdon, klinikë për klinikë!”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Më tej, ai ka thënë se modernizimi i këtyre hapësirave do të krijojë kushte më të mira për pacientët dhe familjarët që vizitojnë këto klinika.