Ka vdekur një burrë në Rahovec pas lëndimeve që mori nga goditja nga një traktor që ishte duke lëvizur prapa.
Sipas policisë, vdekja e tij është konstatuar nga ekipet mjekësore.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rahovec / 12.06.2024 – 17:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur mbrapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pasi ka arritur në spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.