Të paktën katër njerëz vdiqën nga uragani shkatërrues Helena që goditi Floridan dhe Xhorxhian.
Guvernatori i Florida Ron DeSantis ka konfirmuar dy vdekje, raporton BBC.
Përmbytjet e shkaktuara nga uragani gjithashtu kanë prekur Xhorxhian, dhe deri më tani janë konfirmuar dy vdekje në Qarkun Wheeler, transmeton Telegram News.
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (NWS) ka lëshuar një paralajmërim për përmbytjen në Xhorxhian qendrore, përfshirë Atlanta dhe zonën përreth.
Më shumë se një milion banorë janë në rrezik, tha paralajmërimi.
Uragani pritet të kthehet në veriperëndim, duke u ngadalësuar nëpër Luginën e Tennessee
Zyrtarët kanë frikë se më shumë viktima do të zbulohen në Florida. /TelegramNews/