Komandanti në largim i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutash, ka takuar sot shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq në Beograd.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se Ulutash dhe Mojsiloviq ndanë pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në rajon duke ripohuar rëndësinë e dialogut të hapur për konsolidimin e stabilitetit rajonal.
Takimi ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajor Ulutash me homologët e tij kryesorë ushtarakë në Kosovë dhe rajon.
Gjeneralmajor Ulutash do të largohet më 11 tetor 2024. Ai do të pasohet nga gjeneralmajor Enrico Barduani nga Italia.