Shqipëria sonte luan në udhëtim kundër Ukrainës në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Ndeshja për shkak të luftës në Ukrainë do të zhvillohet në stadiumin “Epet Arena” në Pragë dhe është e vlefshme në kuadër të Ligës B – grupit B1.
Tashmë të dyja kombëtaret kanë shpalosur edhe formacionet e tyre me të cilat do të fillojnë ndeshjen në orën 20:45.
Vlen të theksohet se tashmë në këtë grup prin Gjeorgjia e cila ka mposhtur si vendës në Tbilisi Republikën Çeke me rezultatin e lartë prej 4:1.
Shqipëria ndeshjen e dytë në grup do ta luajë kundër Gjeorgjisë më 10 shtator si vendës.