Prodhuesi ukrainas i dronëve Wild Hornets po zhvillon një dron përgjues, të quajtur Sting, për të kundërshtuar municionet ruse Shahed-136. Sting është ndërtuar për të fluturuar më shpejt se 160 km/h dhe në një lartësi mbi 3 metra.
Wild Hornets, një organizatë jofitimprurëse, ka dorëzuar rreth 14,000 dronë për Ukrainën që nga fillimi i vitit 2023.
Sting do të shërbejë për të shkatërruar dronët e tjerë dhe ka një kosto prodhimi dhjetë herë më të ulët se Shahed, i cili vlerësohet deri në 20,000 dollarë për copë.
Aktualisht, mbrojtja kundër këtyre dronëve mbështetet në armë konvencionale, që shpesh janë shumë më të shtrenjta. Rusia, e cila prodhon Shahed-136 brenda vendit, ka planifikuar të rrisë prodhimin e dronëve me 10 herë. Në anën tjetër, Ukraina pret të prodhojë 4 milionë dronë në vit.