Skuadra e Superligës së Kosovës, Feronikeli 74 të enjten njoftoi se është tërhequr nga të gjitha garat me arsyetimin se po dëmtohen nga gjyqtarët. Skuadra nga Drenasi gjithashtu ka ftuar prokurorinë që të nis hetimet ndaj këtyre gjyqtarëve që po “dëmtojnë sportin e futbollit”.
Për të dhënë më shumë detaje rreth vendimit të tyre, drejtuesit e Feronikelit 74 sot kanë thirrur një konferencë për media e cila do të mbahet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” me fillim nga ora 14:30.