Mëngjesin e sotëm treni ka goditur një veturë në hyrje të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Nga ky aksident të lënduar nuk ka.
“Rreth orës 10:00 është mësuar se në hyrje të Pejës treni e ka goditur një veturë. Të lënduar nuk ka, njësitë kompetente kanë dal në vendngjarje”, ka thënë Gashi.