Thyerje brirësh për asociacionin  “non-paper” mes Qeverisë Kurti dhe BE-së

Draft-statuti i asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk është obligues për vendin tonë, thonë në Qeverinë e Kosovës. Sipas tyre, ky dokument, të cilin e kualifikojnë “non-paper”, nuk do të dërgohet në Kushtetuese pavarësisht insistimit të BE-së dhe vendeve partnere të Kosovës.

Kjo është deklarata e Qeverisë së Kosovës rreth dokumentit të cilin e  kërkon bashkësia ndërkombëtare të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga Qeveria Kurti.

Raportet Kosovë-Serbi, mund të futen në rrethana krejtësisht të reja  pas fitores së  Presidentit Trump në SHBA, duke mbështetur edhe zgjidhje arbitrare nga bashkësia ndërkombëtare, meqë Kosova ka marrë obligime  për formimin e një asociacioni për komunat me  epersi serbe në veri dhe është momenti i fundit siç thonë ekspertët politikë, që draft -statutit të Asociacionit t’i ndërprehet ping-pongu asociues.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano i cili vjen nga shteti i Miroslav Lajqakut, Sllovakia, është në vijë të plotë me kërkesën e emisarit Lajcak për sa i përket Asociacionit, ndërsa kërkesën për ta dërguar në Kushtetuese  këtë dokument , e mbështesin nga deklarimi i Kurtit në Bruksel e Ohër të cilit i ka thënë PO Kryeministri .

Draft -statuti  i kualifikuar nga Qeveria Kurti si “non -paper”, është dokumenti Franko-Gjerman i pasuar nga aneksi i Marrëveshjes së Ohrit, për të cilin janë zhvilluar shumë debate e dërgimin e të cilit Qeveria nuk ka guxim ta dorëzojë në Kushtetuese,  pasi informacionet okulare që kanë dalë në publik, reflektojnë frikën se mekanizmat e BE-së do ta bllokonin cilin do verdikt tjetër të Kushtetueses, pos  atij që i thotë PO bashkësia ndërkombëtare.

Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, në një intervistë thotë se draft-statuti i asociacionit, i dorëzuar nga BE-ja më 26 tetor 2023, ka mund të merr karakter obligues, nëse  do ta kishte  nënshkruar Serbia, pastaj si i pranuar do ta kishte vlerën e një dokumenti kredibil dhe valid që rrjedh nga një marrëveshje bazë, në këtë rast Marrëveshja  e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.

Përkitazi me këtë, ai thotë se draft-statuti i asociacionit i hartuar nga BE-ja ka mbetur si një propozim pa asnjë detyrim dhe obligim për Kosovën.

Qeveria Kurti: Draft-statuti i asociacionit, jo obligues për Kosovën

“Vitin e kaluar, ju e mbani mend që më 26 tetor u pati ofruar nga kryeministri që të nënshkruhet marrëveshja në mënyrë që  drafti i propozuar, të merrte karakterin e një obligimi që pastaj do të kthehej për Kosovën. Mirëpo, Serbia refuzoi  nënshkrimin e tij dhe ju e dini se qëndrimi i kryeministrit ka qenë që pa nënshkrim s’ka pranim. Rrjedhimisht, kur Serbia ka refuzuar të nënshkruajë ajo nuk e ka pranuar. Drafti nuk është pranuar dhe ka dështuar që të merr një formë të obligimit ndaj Kosovës. Prandaj edhe quhet “non-paper” sepse nuk është obligues, pasi nuk është nënshkruar dhe nuk është pranuar. Nuk mund të dërgohet pasi nuk është pranuar dhe është refuzuar me 26 tetor. Ka kaluar ajo ditë dhe ajo kohë. Ka qenë oferta e nënshkrimit dhe Serbia e ka refuzuar. Tani nuk mund të kthehesh në një obligim dhe ta bësh të detyrueshëm një draft që Serbia e ka refuzuar dhe s’ka dashur të pranojë atë draft. Ai ka mbetur tashmë në atë formë si një propozim pa një detyrim dhe obligim pasi s’ka arritur që të përkthehet si një i tillë”, thekson Zulfaj.

Zulfaj akuzon Serbinë për destruktivitet në dialog dhe moszbatim të marrëveshjeve, ndërsa pret qasje të re në proces nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes dy vendeve edhe pse për momentin nuk janë planifikuar takime të nivelit të lartë në Bruksel.

Në anën tjetër, Zulfaj e sheh si pengesë dialogun në disbursimin e milionave eurove për Kosovën në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne presim që Komisioni i ri Evropian me përfaqësues të ri të lartë të Bashkimit Evropian, por edhe me komision të ri, të ketë reflektim në ngecjet karshi zbatimit të marrëveshjes së arritur vitin e kaluar. Kësisoj të arrijmë deri te normalizimi dhe njohja de-facto e dyanshme që kemi arritur vitin e kaluar. Vetëm kjo garanton që të kemi një kapërcim dhe një normalizim të marrëdhënieve”, shton ai./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews