Themelorja edhe në rivendosje konfirmon aktakuzën ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve

Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rivendosje ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës të ushtruara nga mbrojtja e të akuzuarve Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Jesmir Badallaj dhe Roland Susuri, duke konfirmuar kështu aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj tyre.

Në këtë rast, Kobra dhe të tjerët akuzohen për rastin e vrasjes së V.C më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.

“Refuzohen kërkesat për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës… të paraqitura  nga av. Florent Latifaj mbrojtës i të pandehurit Dibran Hoxha, av.Jeton Rekathati, mbrojtës i të pandehurit Jesmir Badallaj, av.Sahadete Gashi, mbrojtëse e të pandehurit Roland Susuri, si të pabazuara”, “Në këtë çështje penale do të vazhdohet me procedim sipas kësaj aktakuze pasi që ky aktvendim të bëhet i plotfuqishëm”, thuhet në aktvendimin e Themelores të marrë më 5 gusht të këtij viti.

 “Gjykata thekson se qëllimi i kundërshtimit të provave dhe kërkesës për hudhje të aktakuzës, të parashikuar nga KPP, është të eliminohen lëndët që vërtetë nuk kanë meritë dhe të mbrohen të pandehurit nga ekspozimi i pajustifikuar dhe potencialisht i gjatë në shqyrtimin giyqësor. Në kundërshtim me KPPK-në, sipas struktures ligjore te KPP-së, gykata nuk ka me të drejtë të vleresojë plotësisht aktakuzën dhe pranueshmërinë e provave duke vepruar sipas detyrës zyrtare“, thuhet në aktvendim të Gjykatës Themelore, të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”.

Ndërkaq, mbrojtësi i Hoxhajt, avokati Florent Latifaj në ankesë kishte pretenduar se deklaratat e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve janë marrë në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe se aktakuza ndaj klientit të tij është bazuar në deklarimet e bashkë-të akuzuarve të marra në procedurë paraprake, që sipas mbrojtjes janë në kundërshtim me KPPRK-në. Andaj, Latifaj ka kërkuar hudhjen poshtë të aktakuzës dhe të provave.

Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Badallaj, avokati Rekathati përmes ankesës ka pretenduar se  dëshmitë e të dëmtuarve Rutgen dhe Arben nuk konsistojnë më njëra-tjetrën, duke pas kundërthënie, andaj i njëjti ka kërkuar nga Themelorja që të shpallën si të papranueshme dhe të veçohen nga shkresat e lëndës, duke kërkuar hudhjen poshtë të aktakuzës dhe të provave.

Kurse, mbrojtësja e të akuzuarit Susuri, avokatja Sahadete Gashi ka pretenduar se aktakuza nuk i plotëson elementet e domosdoshme, siç janë provat në të cilat duhet të mbështetet si dhe kundërshtoi cilësimin e veprimit inkriminues për të mbrojturin e saj. Sipas saj, aktakuza u ngrit në bazë të deklarimeve të bashkë-të pandehurve, veprim ky në kundërshtim me KPPRK-në. Në fund, Gashi ka kërkuar hudhjen poshtë të aktakuzës dhe të provave.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews