Termperaturat arrijnë në 44 gradë Celsius, shpërthen një zjarr i madh në Greqi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në juglindje të Athinës të dielën, më 30 qershor, me autoritetet duke parashikuar që situata të përkeqësohet gjatë valëve të të nxehtit më vonë gjatë verës.

Greqia, e prekur nga vala e parë e nxehtësisë me temperature deri në 44°C, po përballet me një sezon të rëndë të zjarreve.

Zjarri nisi në qarkun Keratea mëngjesin e së dielës dhe u përhap në shtëpitë e banimit, ndërsa erërat e fuqishme e bëjnë situatën edhe më delikate. Tre shtëpi janë djegur krejtësisht.

Për shuarjen e flakëve janë mobilizuar rreth 140 zjarrfikës, tetë helikopterë dhe nëntë avionë. Autoritetet kanë aktivizuar alarmin për evakuim në gjashtë zona pranë Athinës.

Së bashku me këtë, një zjarr shpërtheu në ishullin Serifos pasditen e së shtunës, duke djegur pjesën jugperëndimore të ishullit derisa u vu nën kontroll mëngjesin e së dielës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews