Të shtëna me armë janë dëgjuar rreth orës 21:00 në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegram News se nuk raportohet për të plagosur dhe se të dyshuarit janë idenfitikuar dhe se janë në kërkim.
“Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Rrahim Beqiri Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët janë identifikuar nga ana e policies”, ka thënë Ahmeti.