Janë sulmuar me armë zjarri dy roje të pyjeve në Grashticë të Prishtinës, derisa ishin duke bërë kontrolle të zakonshme në këtë pjesë.
Në raportin e Policisë, bëhet e ditur se ata kanë deklaruar se të shtënat ndërlidhen me punën e tyre, teksa rasti është duke u hetuar.
“Dy ankues meshkuj kosovarë roje të pyllit, kanë informuar se për deri sa ishin në kontroll rutinë në këtë zonë, persona të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri. Sipas ankueseve, të shtënat lidhen me punën e tyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.