Të paktën gjashtë njerëz janë plagosur, dy prej tyre seriozisht, në një sulm me thikë në qytetin izraelit të Hadera.
Policia e përshkroi atë si një “sulm militant”, duke thënë se një “terrorist” ishte vrarë, shkruan Sky News.
“Katër lokacione të ndara janë identifikuar, duke rezultuar në gjashtë viktima me plagë me thikë, “thuhet në njoftimin policisë izraelite, pa dhënë detaje të tjera.
Ata gjithashtu lëshuan një video të shkurtër të sulmuesit të dyshuar që u kap.
Izraeli ka qenë në gatishmëri të lartë sigurie që kur Hamasi sulmoi një vit më parë, ndërsa konflikti me Hezbollahun në Liban vazhdon të përshkallëzohet. /TelegramNews/