Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Përmes një njoftimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend dhe për zgjedhjet.
“Sot, gjatë takimit me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza, zhvilluam një diskutim miqësor mbi zhvillimet e fundit politike në vend, për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare dhe vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje i pari i PDK-së tha se i kanë shprehuar mirënjohje ambasadorit për mbështetjen e vazhdueshme.
“Ambasadorit Hargreaves i shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar se forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona është me rëndësi të veçantë”, tha Krasniqi.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza. /TelegramNews/