Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është mbyllur edhe pika kufitare në Merdar.
Sveçla tha se edhe kjo pikë do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve selektive e fashiste, e deri në normalizim të plotë të situatës.
“Pas veprimeve të njejta të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo para syve të autoriteteve të Serbisë, mbyllet edhe pika kufitare në Merdarë. Në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe kjo pikë si ajo në Bërnjak do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive e fashiste e normalizim të plotë të situatës”, ka shkruar Sveçla.