Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ai i Vetëqeverisjes Lokale, Elbert Krasniqi kanë vizituar sot Mitrovicën Veriore dhe kanë pirë kafe në një kafene afër urës kryesore.
Prezent për të ruajtur rendin dhe ministrat kanë qenë edhe pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës, të cilët e kanë siguruar zonën përreth kafenesë.
Krahas ministrave ishte edhe zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, si dhe zëvendësministrja në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq.
I pyetur nga një gazetar i portalit lokal në gjuhën serbe se cila është arsyeja e vizitës së sotme, Sveçla është përgjigjur shkurt se ka ardhur për të pirë kafe.
“Kam ardhur për të pirë kafe. E gjithë jeta ime është zyrtare,” tha Sveçla./EO